Yakin: Synojmë fitoren, Xhaka e Shaqiri do të japin maksimumin
BKT
Sport

Yakin: Synojmë fitoren, Xhaka e Shaqiri do të japin maksimumin

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin ka thënë se skuadra e drejtuar nga ai synon fitoren ndaj Kosovës dhe se futollistët me origjinë shqiptare do ta japin maksimumin.

Ai ka folur në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes, e cila është e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024. 

"Ne synojmë të fitojmë, Kosova ka shumë lojtarë të mirë, por nëse nuk i lejojmë të bëjnë lojën e tyre do të kemi sukses. Ekipi i Kosovës është shumë i motivuar, na njohin mirë. “E di shumë mirë këtë dhe disa lojtarë kanë emocione të shtuara për nesër, por sapo gjyqtari të nisë lojën të gjithë duhet të tregohen profesionistë”, ka thënë ai. “Graniti dhe Shaqiri do të bëjë maksimumin për të marrë pikët e plota”.

Pas katër ndeshjeve Kosova gjendet e parafundit në Grupin I, me vetëm tri pikë. Grupin e kryeson pikërisht Zvicra, e cila ka arritur të grumbullojë dhjetë pikë.