Kurti pas fitores ndaj Polonisë: Të përbashkuar për kualifikim në Euro 2024
M.Sh/RTKlive
Fitoren e djeshme të Kombëtares së Shqipërisë kundër Polonisë në ndeshjen kualifikuese për Evropianin 2024, e ka uruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në urimin e tij thotë se “të gjithë të bashkuar për kualifikim në Euro2024”.
“Ndeshje e paharrueshme futbolli që Shqipërinë e bën të dalë e para në grupin e saj. Urime! Me golin e sulmuesve Jasir Asani nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut dhe Mirlind Daku nga Gjilani i Kosovës, si dhe me futbollistë edhe nga Lugina e Preshevës, të përbashkuar me një qëllim: kualifikimi për EURO 2024”, ka shkruar kryeministri Kurti.
Shqipëria fitoi mbrëmë në Air Albania me rezultat 2:0 kundër Polonisë, duke u radhitur e para në Grupin E me 10 pikë, një pikë më shumë se rivali Republika Çeke.
“Fitorja e mbrëmshme 2:0 përmbylli një fundjavë të jashtëzakonshme të vendeve tona e sportit te ne. Bravo!”, ka shkruar Kurti.























