Kim Jong un arrin në Rusi, pritet të takohet me presidentin Putin
Përgatiti:Dardan Ramabaja
Kim Jon-un u largua nga Peniani për në Rusi të dielën me trenin e tij privat, njoftuan mediet shtetërore të Veriut të martën, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të industrisë së armëve dhe ushtrisë.
Një burim rus me njohuri për udhëtimin i tha Reuters se Kim mbërriti në Rusi të martën në mëngjes, duke lënë trenin e tij për të takuar zyrtarët lokalë në Khasan, që është porta kryesore hekurudhore në Lindjen e Largët të Rusisë, përpara se të vazhdonte rrugën për në Vladivostok.
“Do të ketë negociata mes dy delegacioneve dhe pas kësaj, nëse është e nevojshme, liderët do të vazhdojnë bisedimet kokë më kokë”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Moska dëshiron që Pheniani t'i shesë municione për luftën në Ukrainë, sipas SHBA-ve.
Ndërsa Koreja e Veriut dëshiron ndihmë ushqimore dhe ndoshta teknologji për të ndihmuar programin e saj të ndaluar bërthamor dhe raketor, thonë analistët.
Diskutimet mund të përfshijnë gjithashtu ndihmën humanitare për Korenë e Veriut dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vendosura kundër Phenianit, thanë zyrtarët rusë.
Kim nuk udhëton shpesh jashtë vendit. Ai ka bërë vetëm shtatë udhëtime jashtë vendit të tij dhe dy herë duke kaluar kufirin ndërkorean në 12 vitet e tij në pushtet. Katër nga ato udhëtime ishin në aleatin kryesor politik të Veriut, Kinën.























