Shpërthen Bonucci: Allegri gënjeshtar, Juventusi më poshtëroi!
BKT
Sport

Shpërthen Bonucci: Allegri gënjeshtar, Juventusi më poshtëroi!

RTSH

Në një intervistë të dhënë për “SportMediaset”, Leonardo Bonucci nuk është përmbajtur kur e pyetën mbi Juven dhe Allegrin.

Mbrojtësi i Union Berlinit ka përgënjeshtruar zyrtarët e “Zonjës” për disa detaje në lidhje me largimin e tij.

“Ka qenë korrik kur Xhuntoli më njoftoi se nuk do të isha pjesë e klubit, madje më erdhi në shtëpi duke më thënë se prezenca ime në fushë do të pengonte rritjen e skuadrës. Më turpëruan sepse unë jam nga ata që kam më shumë se 500 ndeshje me klubin. Më vjen shumë mirë për respektin që treguan shokët e skuadrës, por edhe lojtarë nga klube të tjera që u solidarizuan me mua për atë sjellje të shëmtuar nga ana e klubit”, u shpreh Bonucci.

Mes të tjerash italiani kritikoi ashpër edhe Allegrin.

“Trajneri i Juventusit ka thënë disa të pavërteta në publik. Nuk është e vërtetë ajo që pretendohet nga klubi se mua më është komunikuar vendimi për t’u larguar në muajin shkurt. Në maj unë ia kam bërë të qartë drejtuesve dhe stafit se isha i gatshëm të qëndroja edhe nëse do të isha një zgjedhje e pestë apo e gjashtë, thjesht doja të ndihmoja të rinjtë në procesin e rritjes”, tha 36-vjeçari.