Luis Enrique i bindur se Mbappe do të jetë gati kundër Nice
BKT
Sport

Luis Enrique i bindur se Mbappe do të jetë gati kundër Nice

Uran Krasniqi/RTKLive

Kylian Mbappe do të jetë i disponueshëm kundër Nice, ka thënë trajneri i Paris St Germain, Luis Enrique.

Sulmuesi nuk ka luajtur në mesjavë për Francën kundër Gjermanisë për shkak të një lëndimi.

"Ne do të diskutojmë nesër për ta parë nëse ai do të jetë gati për Nice. Por unë mendoj se do të jetë", ka thënë spanolli në një konferencë për shtyp të enjten.

Pas katër ndeshjeve PSG është i dyti në Ligue 1 me tetë pikë, dy pikë prapa liderit, AS Monaco.