22:17 / 14.09.2023
Edwards thotë se Luton duhet ta dëshirojë sfidën e Premier League
Uran Krasniqi/RTKLive
Trajneri i Luton Town, Rob Edwards ka thënë se është i vetëdijshëm për vështirësinë e Premier League po skuadra e tij duhet të mos dorëzohet.
Luton që erdhi në elitë nga një nivel më poshtë deri tash ka humbur të gjitha ndeshjet.
"Ne kemi humbur disa ndeshje, e dinim se do të ishte e vështirë në Premier League, por ne duhet ta duam këtë sfidë. Njerëzit do të thonë atë që thonë dhe ne duhet të përpiqemi t'u tregojmë njerëzve se e kanë gabim", ka thënë ai. “Çdo ndeshje është një mundësi për ne që të marrim pikë dhe ne duhet ta shohim kështu”.
Luton të premtën në xhiron e radhës të Premier League do të ndeshet me Fulham.























