Fitojnë Llapi e Gjilani po jo edhe Drita
Uran Krasniqi / RTKLive
Llapit nuk i ka shkuar udhëtimi huq në Drenas.
Në ndeshjen e xhiros së pestë skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina ka realizuar fitore me rezultat 0-3.
Gjithashtu edhe Gjilani ka nxjerrë më të mirën nga ndeshja me Malishevën, ku ka fituar me rezultat 1-0.
Ndërsa Fushë-Kosova e ka ndalur Dritën me barazim.
Në “Rexhep Rexhepi” Hyseni (45'), Ahmeti (49') dhe Selimi (67') janë shënuar në listën e realizatorëve të golave për llapjanët.
Gjilani ka fituar nga malishevasit me golin e Shabanit në minutën e pesëdhjetë e pestë.
Në Fushë-Kosovë, Baftiu ka kaluar Dritën në epërsi në minutën e tridhjetë e tretë, por vendasit kanë barazuar me Ivkic në minutën e pesëdhjetë e gjashtë.
Aktualisht tabela e Superligës kryesohet nga Llapi me dhjetë pikë.
Nesër pritet të ndeshen Dukagjini - Ballkani dhe Prishtina - Liria.























