18:10 / 17.09.2023
Bournemouth dhe Chelsea ndajnë pikët
Uran Krasniqi / RTKLive
Bournemouth dhe Chelsea janë detyruar të kënaqen me nga një pikë në përballjen e të dielës për ndeshjen e xhiros së pestë të Premier League.
Rezultati pas nëntëdhjetë minutave ka qenë 0-0.
Skuadra e Mauricio Pochettino ka pasur disa raste me Sterling dhe as Gallagher që nuk u treguan konkret nga afërsia apo edhe me Nicolas Jackson i cili e ka goditur shtyllën nga distanca.
Kësisoji "Blutë" kanë mbetur me vetëm një fitore nga pesë ndeshjet e para në Premier League, ndërsa përpjekja e Bournemouth për një fitore të parë në Premier League vazhdon.
Në tabelën që kryesohet nga Manchester City, Chelsea gjendet në pozitën e katërmbëdhjetë e Bournemouth në atë të pesëmbëdhjetë.























