Roma arrin fitore të thellë ndaj Empolit
BKT
Sport

Roma arrin fitore të thellë ndaj Empolit

Uran Krasniqi/RTKLive

Roma e ka demoluar Empolin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të Serie A. Skuadra e trajnerit Jose Mourinho ka fituar me rezultat të thellë 7-0.

Derisa pjesa e parë në "Stadio Olimpico" është mbyllur 3-0, romakët nuk janë ndalur as në pjesën e dytë ku kanë shënuar edhe tri gola. 

 Dybala (2', 55'), Sanches (8'), Grass (35', autogol), Cristante (79'), Lukaku (82') dhe Mancini (86') janë regjistruar në listën e realizatorëve të golave. 

Pas kësaj ndeshje Roma gjendet në pozitën e dymbëdhjetë, ndërsa Empoli mbetet në vendin e fundit. Tabela kryesohet nga Inter.