Real Madridi e mund edhe Sociedadin, mbetet lider në La Liga
BKT
Sport

Real Madridi e mund edhe Sociedadin, mbetet lider në La Liga

U.K/RTKLive

Real Madridi ka vazhduar me fitore, duke e mposhtur Real Sociedadin me rezultat 2-1, në javën e pestë të futbollit spanjoll, duke qëndruar kështu në krye të tabelës.

Futbollistët mysafirë e filluan ndeshjen më mirë duke shënuar në minutën e 5-të nëpërmjet Ander Barrenetxea, dhe me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

Mirëpo reagimi i Realit erdhi menjëherë në fillim të pjesës së dytë përmes futbollistit Federico Valverde, i cili barazoi rezultatin në 1:1.

Ndërsa fitoren madrilenëve ia siguroi Joselu pas një ore lojë duke e përmbyllur rezultatin përfundimtar  2:1.

Me këtë fitore, Real Madridi është kthyer në pozitën e parë në La Liga më 15 pikë nga 5 lojë, ose 2 pikë më shumë se rivali Barcelona.