Droni i panjohur është gjetur në bregdetin bullgar
Dardan Ramabaja /RTK
Një dron me origjinë të panjohur dhe sipas informacioneve të pakonfirmuara me mjet shpërthyes, është gjetur në Detin e Zi, në verilindje të Bullgarisë.
Nuk është e qartë se si përfunduar ky dron në bregun bullgar, nëse ka rënë nga ajri apo është sjellë nga rryma. Gjithashtu nuk ka asnjë informacion për pronësinë e dronit.
Kryetari i komunës së Shabllës, Marian Zheçev, ka sqaruar se pritet ardhja e ekipit nga Ministria e Mbrojtjes, ndërsa sipas tij nga aq sa ka parë larg, duket të jetë një dron që është përdorur në luftën në Ukrainë?.
''Ne e dimë se Rusia po bombardon portet ukrainase, të cilat janë vetëm disa qindra metra larg territorit të Rumanisë. Ka raste të mbetjeve të rënë të dronëve dhe të tjera Municionet në territorin rumun. Nuk kemi arsye të mendojmë se kjo luftë do të na anashkalojë. Po, ka rreziqe për Bullgarinë".
Një ekip i specializuar i Forcave Detare do të kryejë asgjësimin e objektit të gjetur në njofton Ministria e Mbrojtjes.























