Biden i bën thirrje liderëve botëror ta mbështesë Ukrainën
BKT
Rajoni dhe Bota

Biden i bën thirrje liderëve botëror ta mbështesë Ukrainën

Përgatiti: Bardhyl Bajrami

Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me aleatët dhe partnerët anë e mbanë botës, do të vazhdojnë të qëndrojnë bashkë me popullin e guximshëm të Ukrainës, ka thënë presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden gjatë adresimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që po mbahet në Nju Jork.

Në fjalimin e tij presidenti Biden u ka bërë thirrje liderëve botëror që të ngrihen për liri bashkë me Ukrainën e kundër luftës pushtuese të Rusisë.

“Shtetet e Bashkuara bashkë me aleatët dhe partnerët anembanë botës, do të vazhdojnë të qëndrojnë bashkë me popullin e guximshëm të Ukrainës derisa ata po e mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial dhe lirinë e tyre”, ka thënë presidenti Biden.

Presidenti amerikan është i vetmi lider nga vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit që i drejtohet Asamblesë së përgjithshme.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski është paraparë që t’i drejtohet kësaj asambleje në seancën e mëngjesit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota