Arkitekti ukrainas ua vodhi predhat rusëve
BKT
Rajoni dhe Bota

Arkitekti ukrainas ua vodhi predhat rusëve

Përgatiti: Bardhyl Bajrami / RTK

Një arkitekt ukrainas ka rastisur të jetojë dy herë nën okupim të forcave ruse. Në vitin 2014 ishte  zhvendosur nga fshati Makiivka, i okupuar nga forcat ruse, në Yaremivka në rajonin e Harkivit, fshat ky që u okupua nga forcat ruse pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Oleksandër Mytsai e kishte informuar ushtrinë ukrainase për pozicionet ruse dhe u kishte vjedhur municione, të cilat pas çlirimit të fshatit, ia dha ushtrisë ukrainase.

Gjatë okupimit të fshatit Yaremivka, arkitekti 63 vjeçar Oleksandr Mytsai i ka vjedhur 40 predha nga forcat ruse. Ai i ka vjedhur ato nga pozicionet ruse dhe i ka fshehur në tokë. Ky fshat ndodhet rreth 20 km nga qyteti Izium në rajonin e Kharkivit.

Oleksandr-i bashkë me bashkëshorten, në vitin 2014 është zhvendosur në Yaremivka nga Makiivka, që ishte e okupuar gjithashtu. Vitin që shkoj, kjo familje u gjend nën okupim për të dytën herë.

Gjatë kësaj periudhe të okupimit, Mytsai përcillte lëvizjet e forcave okupuese ruse dhe i raportonte ato tek udhëheqësi i fshatit i cili më pas i raportonte ato tek ushtria ukrainase.

Gjatë gjithë periudhës gjashtëmujore të okupimit të këtij fshati, ai vidhte municione nga rusët dhe i fshihte ato. Pas çlirimit, të gjitha ato ia dha ushtrisë ukrainase, përveç 20 predhave, nga të cilat dëshiron t’i ndërton ulluqet për shtëpi.

Fshati Yaremivka i arkitektit, është çliruar me 11 shtator të vitit të kaluar.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota