Muharremaj: Si komunë jemi gati për ta kryer punën rreth stadiumit
BKT
Sport

Muharremaj: Si komunë jemi gati për ta kryer punën rreth stadiumit

Uran Krasniqi/RTKLive

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se komuna që ai e drejton është gati për ta kryer punën e vet sa i takon stadiumit në këtë qytet. 

Ai në një postim në Facebook ka postuar edhe elemente të projektit ideor të stadiumit të qytetit, që sipas tij përket te kategoria 4 me kapacitet rreth 17 mijë ulëse.  

"Ne jemi gati me detyrat tona si komunë për stadiumin.

Sipas asaj që u deklarua në fundmi nga Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit z.Çeku, se komuna duhet ta ketë projektin dhe lokacionin, siq theksuam edhe para disa ditëve ne u angazhuam seriozisht.

Ekziston lokacioni si parcelë katastrale, në sipërfaqen 16 hektar, ku është i miratuar në PZHK dhe HZK.

Poashtu e kemi edhe projektin ideor të stadiumit të qytetit - kategoria 4 me kapacitet rreth 17 mijë ulëse.

Ne i mirëpresim zyrtarët nga ministria në fjalë për të vazhduar me procedurat tjera", ka shkruar Muharremaj.

"Natyrisht sonte presim fitoren e klubit “ FC Ballkani”, ku bashkë besoj se do të festojmë në Sheshin e Qytetit".