Shkëlqen Nora, e artë në Baku
F.Bytyqi/RTKLive
(E plotësuar) Xhudistja kosovare Nora Gjakova ka shkëlqyer në “Grand Slam-in e Baku-s në Azerbajxhan.
Nora e mposhti në finale gjeorgjianen Eteri Liparteliani në kategorinë deri në 57 kilogramë duke fituar medaljen e artë.
Pas Distria Krasniqit që fitojë medaljen e argjendtë, është Nora që prek majat e këtij turneu të madh të xhudos.
Nora në duelin finale tregojë formë mjaft të mirë duke mundur gjeorgjianen dhe duke ia siguruar Kosovës medaljen e artë.
Distria Krasniqi e argjendtë në Baku
(E plotësuar) Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Distria u mund në finale nga japonezja, Kisumi Omori, duel ky i zhvilluar në kategorinë 52 kilogramë.
Ndërkohë, finalen e madhe të këtij turneu e ka siguruar edhe Nora Gjakova.
Pas Distrisë, edhe Nora në finalen e madhe të Baku-s
(E plotësuar) Pas Distria Krasniqit, është Nora Gjakova një tjetër xhudiste e njohur e Kosovës, që ka siguruar finalen e madhe të Grand Slamit që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Gjakova mposhti turken Hasres Bozkurt, në kategorinë deri në 57 kilogramë. Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi tashmë i kanë siguruar medalje Kosovës, dhe janë në rrugë të mirë që nga ky turne i madh i xhudos të kthehen me medalje të artë.
Krasniqi në finale, Gjakova në gjysmëfinalen e Grand Prix të Baku-s
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka siguruar medalje në Grand Prixit të Azerbajxhanit.
Distria është kualifikuar në finalen e madhe të këtij turneu pasi në gjysmëfinalen mundi italianen Giuffrida, në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Xhudistja jonë është treguar më e mirë se garuesja italiane duke prekur finalen e këtij eventi të madh të xhudos.
Ndërkaq, në gjysmëfinale është kualifikuar edhe Nora Gjakova, e cila do të ballafaqohet me Hasret Bozkurt, në kategorinë deri në 57 kilogramë.























