Ndërron jetë ish-presidenti italian Giorgio Napolitano
BKT
Rajoni dhe Bota

Ndërron jetë ish-presidenti italian Giorgio Napolitano

Rtklive

Është ndarë nga jeta ish-presidenti italian Giorgio Napolitano. Ai vdiq sot në Romë në moshën 98- vjeçare.

Ish-kreu i shtetit italian prej disa kohësh kishte probleme shëndetësore, të lidhura edhe me moshën.

Në vitin 2018 ai u shtrua në spitalin e San Camillo dhe iu nënshtrua një operacioni në zemër.

Në maj të vitit të kaluar ai u shtrua sërish, këtë herë në spitalin e Spallanzanit, për një operacion abdominal.

Ai la pas gruan e tij Clio Maria Bittoni dhe dy djemtë e tij Giovanni dhe Giulio.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota