Kapsula e NASA-s me materiale të asteroidit, ka zbritur në tokë
BKT
Rajoni dhe Bota

Kapsula e NASA-s me materiale të asteroidit, ka zbritur në tokë

Përgatiti: Dardan Ramabaja/RTK

Një kapsulë e agjencisë amerikane me materiale të marra nga një asteroid ka zbritur me sukses në shkretëtirën perëndimore të shtetit Utah.

Një kapsulë në formë disku që mbante fragmente asteroidi që mund të bartin të dhëna për lindjen e sistemit diellor, u përplas në atmosferën e Tokës të dielën dhe zbriti në Utah në kapitullin e fundit të udhëtimi dramatik shtatëvjeçare prej miliarda miljesh.

Kapsula OSIRIS-REx u lëshua në hapësirë me 8 shtator 2016 dhe arriti në asteroidin Bennu më 3 dhjetor 2018.

Ai kaloi dy vjet duke analizuar sipërfaqen përpara se të mblidhte mostrën që tani u soll në Tokë.

 "Këto mostra janë një thesar i mrekullueshëm për breza," ka thënë Eileen Stansberry, shkencëtar i NASA-s, Johnson Space Center, në konferencën për media në Utah.

Mostrat mbahen aktualisht në një dhomë të pastër dhe shkencëtarët nuk do t'i prekin ato përpara se të kryhet një procedurë për të garantuar integritetin e mostrave.

OSIRIS-REx u nis në 8 shtator 2016, fluturoi pranë Tokës më 22 shtator 2017 dhe u takua me Bennu më 3 dhjetor 2018. Ai kaloi dy vitet e ardhshme duke analizuar sipërfaqen për të gjetur një vend të përshtatshëm nga i cili do të nxirrte një mostër. Më 20 tetor 2020, OSIRIS-REx preku Bennu dhe mblodhi me sukses një mostër.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota