Barcelona ndalet nga Mallorca e Muriqit
Uran Krasniqi/RTKLive
Mallorca i ka nxjerrë barazim Barcelonës në ndeshjen e vlefshme për La Liga.
Ndeshja është mbyllur me rezultat të barabartë 2-2.
Mallorca e ka nisur më mirë ndeshjen.
Muriqi e ka gjetur golin qysh në minutën e tetë, duke e kaluar skuadrën e tij në një epërsi e cila është ruajtur deri në fund të pjesëlojës së parë.
Por në minutën e dyzet e një Raphinha ka gjetur golin e barazimit për katalonasit.
Megjithatë, Mallorca nuk ka lejuar që në pushimin pesëmbëdhjetë minutësh të shkohet baras. Ka qenë Prats (45+3) ai i cili pas një asisti nga Muriqi ka realizuar për rikthimin e avantazhit.
Pas kthimit nga pushimi pesëmbëdhjetë minutësh, Barcelona ka bërë zëvendësime, ku ka futur në fushë Lewandowskin, Fermin Lopez dhe të riun Lamine Yamal. Pikë risht Lopez ka shë nuar golin e barazimit në minutën e 75-të.
Edhe pas kësaj ndeshje barcelona mbetet në pozitën e parë, por mund ta humbasë nesër kur Real Madrid ndeshet me Las Palmas.
Muriqi i shënon gol Barcelonës
Vedat Muriqi nuk i njeh emrat e mëdhenj të klubeve: ai u shënon gola. Ai sonte ka realizuar ndaj Barcelonës. Gjithashtu edhe ka asistuar.
Në ndeshjen, pjesa e parë e të cilës është mbyllur me rezultat 2-1 për Mallorcan, Muriqi e ka gjetur golin qysh në minutën e tetë, duke e kaluar skuadrën e tij në një epërsi e cila është ruajtur deri në fund të pjesëlojës së parë.
Por në minutën e dyzet e një Raphinha ka gjetur golin e barazimit për katalonasit.
Megjithatë, Mallorca nuk ka lejuar që në pushimin pesëmbëdhjetë minutësh të shkohet baras. Ka qenë Prats ai i cili pas një asisti nga Muriqi ka realizuar për rikthimin e avantazhit.
Në dispozicion të skuadrave mbetet edhe një dyzet e pesëminutësh i plotë.























