Milan merr fitore të lehtë kundër Cagliari
BKT
Sport

Milan merr fitore të lehtë kundër Cagliari

Uran Krasniqi / RTKLive

Milan ka marrë edhe fitoren e pestë në Serie A, ku të mërkurën ka mposhtur Cagliarin. 

Ani se mysafir skuadra e trajnerit Stefano Pioli ka fituar me rezultat 1-3. 

Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Luvumbo në minutën e njëzet e nëntë, por gëzimi i Cagliarit ka qenë jetëshkurtër. 

Okafor (40'), Tomori (45') dhe  Loftus-Cheek (60') kanë shënuar për "kuqezinjtë". 

Pas kësaj ndeshje Milan mbetet në pozitën e dytë në tabelën që kryesohet nga Inter.