Napoli thotë se s`kishte qëllim ta ofendonte a tallte Osimhen
Uran Krasniqi / RTKLive
Napoli ka thënë se kurrë nuk ka pasur qëllim ta ofendonte Victor Osimhen pasi agjenti i sulmuesit kërcënoi me veprime ligjore për një video që klubi postoi në internet duke e tallur futbollistin për humbjen e një penalltie.
Postimi në TikTok, i fshirë më pas, ishte një montim ku Osimhen që dështoi të shënonte nga pika në barazimin pa gola në Bologna në fundjavë, thoshte "ju lutem na jepni penallti".
"Napoli asnjëherë nuk kishte për qëllim të ofendonte apo tallte Victor Osimhen", ka thënë klubi napolitan përmes një deklarate duke e përshkruar lojtarin si pasuri për skuadrën.
Napoli ka pasur vështirësi në javët e para të sezonit të saponisur, por nigeriani ka shënuar tri herë në gjashtë paraqitje.
Osimhen, i cili ishte në objektiv të Chelseas dhe Manchester United, është në proces të negociatave për një zgjatje të kontratës me Napolin, pasi me marrëveshjen kontrata e tij përfundon në qershor të vitit 2025.























