22:57 / 28.09.2023
Genoa mposht thellë Romën
Uran Krasniqi / RTKLive
Genoa e ka deklasuar Romën në ndeshjen e Javës së gjashtë në Serie A.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Alberto Gilardino ka fituar me rezultat të thellë 4-1
Ekipi sapongjitur në elitën e futbollit italian e ka gjetur golin qysh në minutën e pestë me Gudmundsson.
Nuk ka vonuar barazimi i Romës. Romakët e kanë gjetur golin me Cristante në minutën e njëzet e dytë.
Por Genoa pastaj ka realizuar edhe tri herë. Retegui (45'), Thorsby (74') dhe Messias (81') kanë gjetur rrjetën, duke i dhënë skuadrës së tyre një fitore të madhe.
Pas kësaj ndeshje, Genoa gjendet në vendin e njëmbëdhjetë në tabelë, ndërsa Roma në pozitën e gjashtëmbëdhjetë. Tabela kryesohet nga Inter.























