18:58 / 29.09.2023
Martinez pritet të mungojë gjatë
Uran Krasniqi/RTKLive
Lisandro Martinez do të jetë jashtë fushës për një periudhë të gjatë për shkak të një përkeqësimi të gjendjes si rezultat i lëndimit të pësuar në prill, ka njoftuar Manchester United.
Sipas një komunikate, mbrojtësi argjentinas e ka kuptuar gjendjen e tij të keqe në ndeshjen e Premier League kundër Arsenalit në fillim të këtij muaji.
"Martinez ka bërë gjashtë paraqitje për United këtë sezon. Por tashmë është vendosur se ai ka nevojë për një periudhë për rikuperim dhe rehabilitim. Të gjithë në Manchester United i dërgojnë atij urimet më të mira dhe presin që ai të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur", ka theksuar skuadra angleze .























