Napoli i jep fund ecurisë pozitive të Lecce
BKT
Sport

Napoli i jep fund ecurisë pozitive të Lecce

Lecce ka pasur këtë edicion fillimin më të mirë që nga viti 2004/05. Por nisjes së mirë sot i ka dhënë fund Napoli.

Skuadra kampione ka marrë fitore të thellë me rezultat 0-4. 

Serinë e golave për skuadrën e trajnerit Rudi Garcia e ka hapur Ostigard qysh në minutën e gjashtëmbëdhjetë. 

Lecce ka synuar barazimin me Nikola Krstovic, por nuk ia ka dalë. 

Me avantazh minimal është mbyllur pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Napoli ka treguar forcën e vërtetë, duke shënuar edhe tre gola. 

Osimhen (51'), Gaetano (88') dhe Politano (94') kanë vulosur fitoren e skuadrës e cila sezonin e kaluar e ktheu titullin pas tri dekadave. 

Në tabelën që kryesohet nga Inter, Napoli është ngjitur në vendin e tretë, kurse Lecce ka rënë në vendin e shtatë.