Atalanta dhe Juventus ndajnë pikët
BKT
Sport

Atalanta dhe Juventus ndajnë pikët

Uran Krasniqi / RTKLive

Atalanta dhe Juventus janë pajtuar me barazim në ndeshjen e xhiros së shtatë në Serie A.

Ndeshja është mbyllur me rezultat 0-0. 
Të dyja skuadrat kanë pasur raste, por që nuk kanë sjellur ndryshim të rezultatitit. 
Atalanta ishte afër golit me me Davide Zappacost e Luis Muriel, por skuadrës së Gian Piero Gasperini i ka munguar finalizimi. 
Gjithashtu Juventus ka qenë afër golit me Nicolo Fagioli e Moise Kean, mirëpo ekipi i drejtuar nga Massimiliano Allegri nuk ka qenë në ditën më të mirë sa i takon golit. 
Aktualisht Serie A kryesohet nga Inter me tetëmbëdhjetë pikë, derisa Juventus gjendet e katërta në tabelë me katërmbëdhjetë pikë dhe Atalanta e pesta me trembëdhjetë pikë.