Roma merr fitoren e dytë në Serie A
BKT
Sport

Roma merr fitoren e dytë në Serie A

Uran Krasniqi/RTKLive

Roma ka arritur fitoren e dytë të sezonit të Serie A. Kjo pas shtatë ndeshjeve të luajtura, kua skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho ka tri humbje e edhe dy barazime. 

Në ndeshjen e sonte që i takonte Javës së shtatë të kampionatit, romakët kanë arritur të fitojnë nga Frosinone. 

Rezultati përrfundimtar ka qenë 2-0. 

Kanë qenë Romelu Lukaku (21') dhe Lorenzo Pellegrini (83') ata që në një ndeshje të vështirë i kanë nxjerrë fitoren skuadrës nga kryeqyteti. 

Frosinone ka kërcënuar me Marvin Çuni dhe Luca Mazzitelli, por ka munguar finalizimi. 

Pas kësaj ndeshje Roma gjendet në pozitën e dymbëdhjetë me tetë pikë, derisa Frosinone në vendin e dhjetë me dhjetë pikë. Tabela e Serie A kryesohet nga Inter me tetëmbëdhjetë pikë.