Turqia godet rebelët kurdë pas sulmit në Ankara
Hanife Osmani / RTK
Turqia ka kryer një numër sulmesh ajrore ndaj rebelëve kurdë në Irakun verior. Sulm ky si përgjigje disa orësh më pas nga shpërthimi vetëvrasës i terroristëve kurdë në ministrinë e brendshme turke, ku mbetën dy oficerë policie të plagosur.
Qeveria tha se 20 objektiva u shkatërruan dhe shumë militantë nga grupi rebel i ndaluar PKK u “neutralizuan”.
Sulmet ajrore kishin në shënjestër shpella, depo dhe bunkerë të përdorur nga PKK, tha ministria e mbrojtjes e Turqisë.
Partia e Punëtorëve të Kurdistanit të dielën mbrëma mori përgjegjësin për sulmin në bulevardin ataturk në Ankara, ku njeri prej sulmuesve hodhi vetën në erë, ndërsa tjetri u qëllua për vdekje nga autoritetet e vendit. Partia e Punëtorëve të Kurdistanit konsiderohet një grup terrorist në Turqi, BE, Britani të Madhe dhe SHBA.
Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip në fjalimin e tij në parlament nënvizoi se kjo ishte përpjekja e fundit e terrorizmit. "Njerëzit e poshtër që synuan paqen dhe sigurinë e qytetarëve tanë nuk ia arritën qëllimit dhe nuk do ta arrijnë kurrë," shtoi ai.























