BE paralajmëron Rusinë se ndihma për Ukrainën nuk do të ndalet
BKT
EU Council/ X
Rajoni dhe Bota

BE paralajmëron Rusinë se ndihma për Ukrainën nuk do të ndalet

Flutura Bekqeli / RTK

Është hera e parë që asambleja e e BE-së jashtë bllokut, ku Ukraina nuk është anëtare por dëshiron të anëtarësohet.

Takimi vjen një ditë pasi financimi i mëtejshëm ushtarak për Ukrainën u la jashtë një marrëveshjeje buxhetore të minutës së fundit në SHBA.

Shefi i politikës së BE-së Josep Borrell e ka përshkruar luftën e vazhdueshme në Ukrainë si një "krizë ekzistenciale".

BE ka njoftuar tashmë më shumë se 70 miliardë euro ndihmë ushtarake dhe civile për Ukrainën, e cila do të arrijë gjatë viteve të ardhshme. Marrëveshja e buxhetit të SHBA, e cila është një masë e përkohshme, nuk përfshinte 6 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Kievin, por presidenti Joe Biden, i cili tashmë ka miratuar rreth 46 miliardë dollarë ndihmë ushtarake që kur Rusia nisi pushtimin e saj të plotë vitin e kaluar, tha se Kievi mund të llogarisë në mbështetjen e SHBA.

Kremlini thotë se besonte se lodhja nga konflikti do të rritej si në Evropë ashtu edhe në SHBA, por se Uashingtoni do të vazhdonte të përfshihej drejtpërdrejt në konflikt.

Republikanët e vijës së ashpër në SHBA kundërshtojnë ndihmën e mëtejshme ushtarake për Ukrainën, derisa shumë prej tyre kundërshtojnë hapur qasjen e Presidentit Joe Biden ndaj luftës.

Ukraina në anën tjetër ka bërë disa përparime në luftën e saj kundër Rusisë në rajonin jugor të Zaporizhzhia. Ajo gjithashtu ka bërë përparime rreth Bakhmutit pasi Rusia zhvendosi disa nga trupat e saj më me përvojë nga atje për të forcuar mbrojtjen më në jug.

Por përparimi në terren ka qenë më i ngadalshëm se sa pritej në përgjithësi dhe ndërkohë që Ukraina ka qenë në gjendje të mbështetet në përparimin e saj ushtarak në të kaluarën si monedhë politike, ajo tani duhet të përdorë diplomacinë më shumë se kurrë.

Por ka të çara që po shfaqen brenda BE-së. Është e dukshme që dy nga vendet e njohura se kanë më shumë probleme me Ukrainën, Polonia dhe Hungaria, nuk i kanë dërguar ministrat e tyre të jashtëm në Kiev dhe në vend të kësaj janë të përfaqësuar në nivel shtetëror.

Dhe në fundjavë një kandidat pro-rus Robert Fico fitoi zgjedhjet parlamentare në Sllovaki, një anëtare e BE-së, i cili ka premtuar më parë një fund të menjëhershëm të mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota