3 shkencëtarë fitojnë çmimin e Nobelit për Kimi 2023
BKT
Rajoni dhe Bota

3 shkencëtarë fitojnë çmimin e Nobelit për Kimi 2023

Luan Qorraj / RTK

Komiteti i Nobelit, me qendër në Stokholm të Suedisë, ka njoftuar se fituesit e sivjetmë të çmimit më prestigjioz në botë për kimi janë Moungi Bawendi, Louis Brus dhe Alexei Ekimov të cilët kanë punuar në "zbulimin dhe sintezën e pikave kuantike"

Sipas njoftimit, Ekimov dhe Brus kanë arritur të krijojnë pika kuantike duke kryer kërkime pavarur njëri prej tjetrit përderisa Bawendi ka zbuluar mënyrën se si ato të sintetizohën në nivel industrial.

Pikat quantike, momentalisht përdorën në ndriçimin e monitorëve dhe ekraneve televizive, bazuar në teknologjinë QLED përderisa biokimistët dhe mjekët i përdorin ato për të krijuar harta të trupit.

Edhe pse shpallja kaloi pa probleme, komiteti pranoi se ka ndodhur një gabim kur zyra mediale e komitetit dërgoi një email me emrat e fituesve të çmimit të Nobelit për kimi disa orë para shpalljes zyrtare.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota