Atletico Madrid i jep fund serisë pa fitore në Champions League
BKT
Sport

Atletico Madrid i jep fund serisë pa fitore në Champions League

Uran Krasniqi / RTKLive

Atletico Madrid i ka dhënë fund një serie prej gjashtë ndeshjesh pa fitore në Champions League.  Në një përmballje ku kanë shënuar pesë gola në "Metropolitano" me Feyenoord, skuadra spanjolle ka fituar me rezultat 3-2. 

Holandezët gabuan qysh në minutën e shtatë, kur Hermoso ka realizuar autogol. Por gëzimi i holandezëve ka zgjatur vetëm pesë minuta, pasi Morata ka gjetur golin e barazimit. 
Feyenoord e ka gjetur sërish golin e epërsisë në minutën e tridhjetë e katërt përmes Hancko. Spanjollët kanë barazuar sërish në minutat shtesë të pjesës së parë, kur ka shënuar Griezmann. 
Pushimi pesëmbëdhjetë minutësh është treguar i hajrshëm për skuadrën e trajnerit Diego Simeone. 
Me të filluar pjesëloja e dytë, në minutën e dyzet e shtatë, Morata ka gjetur edhe një herë golin, i cili ka rezultuar të jetë edhe goli i fitores për skuadrën spanjolle. 
Pas kësaj ndeshje, Atletico kryeson grupin me katër pikë.