23:29 / 05.10.2023
Liverpool shënon fitoren e radhës në Europa League
Uran Krasniqi / RTKLive
Ryan Gravenberch ka përfituar nga një gabim i portierit të Union Saint-Gilloise, Anthony Moris për të shënuar golin e tij të parë për klubin, ndërsa Liverpool ka fituar nga skuadra belge në Europa League.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes së zhvilluar të enjten ka qenë 2-0.
Pas golit të shënuar në pjesën e parë, pjesa më e madhe e minutave të pjesës së dytë nuk ka prodhuar asgjë.
Kanë qenë minutat shtesë të nëntëdhjetëminutëshit ata që e kanë sjellë golin me të cilin është vulosur fitorja e Liverpool. Autor ka qenë Jota.
Pas kësaj ndeshje, Grupi E kryesohet pikërisht nga skuadra angleze.























