Saka s`mund ta ndihmojë Anglinë për ndeshjet e tetorit
BKT
Sport

Saka s`mund ta ndihmojë Anglinë për ndeshjet e tetorit

Uran Krasniqi/RTKLive

Bukayo Saka nuk do të jetë me Kombëtaren e Anglisë për ndeshjet e tetorit të vlefshme për Euro 2024, ka njoftuar trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta.

Kjo pas një komplikimi shëndetësor, i cili ka bërë që futbollisti të mundojë edhe për klubin në ndeshjen e Premier League ndaj Manchester Cityt. 

"Jo, ai nuk do t'ia dalë. Ai nuk është i disponueshëm për të luajtur futboll për momentin", ka thënë spanjolli. 

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka deklaruar të enjten se nuk do të rrezikonte me Sakën, pavarësisht se përballja me Italinë ishte një ndeshje e rëndësishme.

Aktualisht Anglia po kryeson Grupin C, ku nga pesë ndeshje ka fituar katër herë dhe ka barazuar njëherë.