Kievi thotë se forcat ukrainase përparojnë në frontin lindor dhe jugor
BKT
Rajoni dhe Bota

Kievi thotë se forcat ukrainase përparojnë në frontin lindor dhe jugor

Luan Qorraj / RTK

Zyrtarët në Kiev kanë thënë se forcat Ukrainase po vazhdojnë të përparojnë në Frontin Jugor dhe atë lindor duke arritur të rrimarin kontrollin e dhjetëra kilometrave të territorit.

Sipas raportit forcat Ukrainase kanë vazhduar të përparojnë për rreth Bakhmutit si dhe në drejtimin e qytetit Verbove ku është njoftuar edhe për humbje të mëdha ruse në njerëz dhe teknikë.

Megjithatë luftimet e ashpra po vazhdojnë në gati të gjitha pjesët e frontit dhe forcat Ruse kanë vazhduar me granatime të Adiivka-s , Khersonit dhe disa qyteteve tjera Ukrainase përderisa ka raporte edhe për sulme të reja me raketa balistike dhe fluturake pa pilot.

Edhe pse kundër-ofanziva Ukrainase, e cila filloi para më shumë se katër muajve, nuk po tregon shenja të suksesit të shpejtë, Kievi zyrtar insiston se operacionet po vazhdojnë sipas planit dhe cekin se Rusia, e cila në një pikë kontrolloi gati 40% të territorit të Ukrainës tani mbanë kontrollin e 18% të territorit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota