22:11 / 10.10.2023
Diego Alonso bëhet trajner te Sevilla
Uran Krasniqi / RTKLive
Sevilla e ka ulur në krye të Shtabit teknik ish-trajnerin e Uruguait, Diego Alonso, ka njoftuar klubi i La Liga të martën.
Alonso, i cili u largua nga drejtimi i Uruguajit pas dështimit për të kaluar fazën e grupeve në Kupën e Botës në Katar vitin e kaluar te Sevilla e zëvendëson Jose Luis Mendilibar, i cili u shkarkua të dielën.
Mendilibar e kishte ndihmuar Sevillan të dilte nga zona e rënies sezonin e kaluar dhe të fitonte finalen e Europa League kundër skuadrës italiane Roma, por ka ka pasur vështirësi këtë sezon dhe gjendet në vendin e katërmbëdhjetë në La Liga.
Alonso ka drejtuar më herët Penarol e Olimpia në ligën e Uruguait, por edhe Pachuca dhe Monterrey në ligën meksikane.























