Shtyhet ndeshja e Izraelit me Zvicrën
BKT
Sport

Shtyhet ndeshja e Izraelit me Zvicrën

Uran Krasniqi / RTKLive

Ndeshja kualifikuese e Izraelit për Euro 2024 kundër Zvicrës është shtyrë për datën 15 nëntor. Ky është vendim i UEFA-s për shkak të situatës së krijuar në Izrael, pas sulmit të grupit militant palestinez, Hamas.

“UEFA do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën", ka theksuar UEFA të martën, teksa ka njoftuar për shtyrjen. 

Izraeli do të duhej të luante ndeshjen kualifikuese të Grupit I kundër Zvicrës të enjten në Tel Aviv.

Gjithashtu kundër Izraelit ishte paraparë të luante edhe Kosova dhe ndeshja do të duhej të zhvillohej më 15 tetor, por sipas Federatës së Futbollit të Kosovës, sipas të gjitha gjasave kjo ndeshje do të shtyhet për arsyen e njëjtë. 

Në Grupin që kryesohet nga Zvicra, Izrael gjendet në pozitën e tretë, ku pas gjashtë ndeshjeve ka tri fitore, dy barazime një humbje, ndërsa Kosova gjendet në pozitën e pestë, ku në gjashtë ndeshje ka barazuar katër herë dhe ka humbur dy herë, si dhe nuk ka fituar asnjëherë.