Gjimshiti: Për kualifikimin duhet dhënë maksimumin në tri ndeshjet
Uran Krasniqi / RTKLive
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti konsideron se për ta prekur kualifikimin në Euro 2024 duhet dhënë maksimumin në tri ndeshjet dhe jo vetëm në atë me Çekinë.
Shqipëria pret të enjten Çekinë në Tiranë në përballjen e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.
“E pamë dhe në ndeshjen e parë që është një skuadër shumë fizike, që luan shumë me krosime. Në goditjet standarte janë shumë të rrezikshëm. Kanë shumë kualitet, sidomos nga ana individuale. Nuk ishte e lehtë atje që të mernim barazimin. Ata kishin më shumë raste se sa ne, por përsëri arritëm të merrnim barazimin. Kështu që nesër shpresoj të kemi ne më shumë raste dhe t'i finalizojmë”, ka thënë futbollisti i Atalantas. "Kemi tri ndeshje të vështira, të gjitha janë vendimtare. Për t'u kualifikuar duhet të japim maksimumin, jo vetëm te kjo ndeshje, por dhe dy të tjerat që do vijnë. Kështu që, duhet të shikojmë ndeshje pas ndeshja, shpresojmë t’ia dalim”.
Në ndeshjen e parë në Çeki ndjesha qe mbyllur me barazim. Shqipëria po kryeson Grupin E me dhjetë pikë nga pesë ndeshje, përpara çekëve që kanë tetë pikë nga katër ndeshje. Më poshtë gjenden Polonia, Moldavia dhe Ishujt Faroe.























