13:35 / 12.10.2023
Aksident me imigrantë në Hungari
Hanife Osmani /RTK
Dy persona kanë humbur jetën e gjashtë të tjerë janë lënduar në një aksident në Hungarinë jugore.
Arsyet që quan deri tek aksidenti ishin përpjekjet për të transportuar imigrant ilegal, ku vetura e goditi një lis dhe është rrokullisur si pasojë.
Vetura sipas autoriteteve kishte tabela të regjistruara franceze dhe ajo drejtohej nga një kontrabandist. Në raportin e policisë vetura nuk ndaloi për kontrolle policore në trafik dhe e njëjta rriti
shpejtësinë para se aksidenti të ndodhte. Nga policia nuk u dhanë detaje rreth numrit të imigrantëve që gjendeshin në veturë.























