16:45 / 14.10.2023
Sidorela Dodaj synon medaljen e bronztë në Berlin
Uran Krasniqi/RTKLive
Xhudistja nga Kosova, Sidorela Dodaj do të ndeshet për medalje të bronztë në Kupën Evropiane për Kadet (U18).
Kjo pasi në gjysëmfinale humbi me Ippon, nga holandezja Lara Stofberg.
Në xhiron e parë Dodaj ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Ippon, gjermanen Emily Chiara Plich.
Sidorela në çerekfinale mposhti me Ippon, garuesen nga Zvicra, Celina Carraca.
Për të bronztën ajo ndeshet kundër holandezes tjetër, Robin Hoekstra.























