Danimarka mposht prapë Kosovën
BKT
Sport

Danimarka mposht prapë Kosovën

Uran Krasniqi / RTKLive

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është mposhtur sërish nga Danimarka. Kjo vetëm pak ditë pas mposhtjes në ndeshjen e parë të luajtur në tokën daneze.

Të shtunën mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Euro 2024 Danimarka ka fituar me rezultat 40:19.

Cilësia dhe përvoja e danezeve, që konsiderohen superfuqi hendbollistike, kanë qenë përcaktuese për ndeshjen, ani se skuadra kosovare në momente të caktuara ka bërë lojë të mirë. 

Që në pjesën e parë epërsia e danezeve arriti në dhjetë gola.

Ndeshjen e parë Danimarka e kishte fituar ndaj Kosovës me rezultat 44-17. 

Kosova në në fillim të prillit do të ndeshet me Poloninë.