Trepça mposht Vëllaznimin
BKT
Sport

Trepça mposht Vëllaznimin

Uran Krasniqi / RTKLive

Nuk ka qenë nata e Vëllaznimit në ndeshjen e sontme në Prince Caffe Superligë. Është mposhtur nga Trepça.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ka qenë 91:67 (23:17, 19:21, 18:14, 31:15). 

Mitrovicasit nga fillimi kanë treguar lojë më të mirë, ku kanë gjetur epërsi dhe e kanë ruajtur atë deri në çastet e fundit. 

Te Trepça u dalluan Jordy Tshimanga me 19 pikë e katër kërcime, Dardan Kapiti me 13 pikë e gjashtë kërcime dhe Kevin Davis me 16 pikë, kurse te gjakovarët Jalen Ray shënoi 19 pikë, kurse Myredn Jones shënoi 15.