Robertson pritet t`i mungojë gjatë Liverpool
Uran Krasniqi/RTKLive
Futbollisti i Liverpool, Andy Robertson pritet të jetë për kohë të gjatë jashtë fushës së futbollit.
Mbrojtësi njëzet e nëntë vjeçar do t'i nënshtrohet një operacioni i cili pritet të mos e lë të luaj për disa kohë.
Trajneri Jurgen Klopp nuk ka mundur të thotë se sa do të qëndrojë jashtë skocezi.
“Ka një shans të vogël që ne mund të provojmë pa operacion, por duke folur me shumicën e ekspertëve duket se operacioni do të jetë gjëja e duhur, që do të thotë se ai është jashtë për një kohë", është shprehur gjermani. “Nuk e di saktësisht se sa kohë, por është një operacion i shpatullës, kështu që nuk është aspak i lehtë".
Liverpool aktualisht gjendet në pozitën e katërt në tabelen e Premier League të kryesuar nga Tottenham dhe të shtunën ndeshet me Evertonin.























