Tuchel thotë se situata me lëndime nuk ndikon në planin triumfues
BKT
Sport

Tuchel thotë se situata me lëndime nuk ndikon në planin triumfues

Uran Krasniqi/RTKLive

Lista në rritje e lëndimeve te Bayern Munchen nuk e shqetëson trajnerin Thomas Tuchel para ndeshjes me Galatasaray në kuadër të Champions League. 

Gjermani ka thënë të hënën se situata nuk ndikon në planin e skuadrës për ta vazhduar kryesimin e Grupit A. 

Dy ekipet ndeshen të martën. Bavarezët kryesojnë me gjashtë pikë, ndërsa skuadra turke ka dy pikë më pak. 

Gjermanët janë pa qendërmbrojtësin Dayot Upamecano, si dhe pa mesfushorët Raphael Guerreiro dhe Leon Goretzka, ndërsa portieri Manuel Neuer është ende duke punuar për rikthimin.

“Ne ndihemi gati për të fituar një ndeshje shumë të vështirë nesër”, ka thënë Tuchel. “Kjo kompeticion duhet të luhet hap pas hapi. Ne ndihemi mjaft të fortë për të fituar grupin dhe ky është qëllimi ynë".