Tottenham mposht Fulhamin dhe rimerr kryesimin
BKT
Sport

Tottenham mposht Fulhamin dhe rimerr kryesimin

Uran Krasniqi / RTKLive

Son Heung-min ka shkëlqyer në rikthimin e Tottenham Hotspur në krye të tabelës së Premier League. 

Jugkoreani ka qenë protagonist me gol dhe asistim në fitoren kundër Fulham të hënën.
Ndeshja e zhvilluar në "Tottenham Hotspur Stadium" është mbyllur me rezultat 2-0. 
Të dy pjesët i kanë takuar skuadrës së drejtuar nga Ange Postecoglou. 
Ka qenë minuta e tridhjetë e gjashtë kur Heung-Min ka gjetur golin pas një asisti nga Richarlison. 
Me avantazhin minimal është mbyllur pjesa e parë. 
Në pjesën e dytë, pas vetëm dhjetë minutash lojë "Spurs" ka gjetur sërish golin. 
Ka qenë Maddison ai që ka realizuar këtë herë pas një asisti nga jugkoreani. 
Pas kësaj ndeshje Tottenham ka rimarrë kreun e tabelës me njëzet e tri pikë, dy më shumë se sa Manchester City.