Duka në Prishtinë, takon tifozët e Kosovës
Uran Krasniqi/RTKLive
Zëvendëspresidenti i UEFA-s i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka, ka qëndruar sot në Prishtinë ku ka vizituar fanclub-in e “Dardanëve”.
Gjatë qëndrimit në ambientin e tifozëve kosovarë ai ka qenë i shoqëruar nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Lulzim Berisha, përfaqësues i tifo-grupit, ka thënë se kënaqësi të shohësh kur shqiptarët bëjnë progres kaq të madh në institucione ndërkombëtare si rasti i Dukës në nivelet e UEFA-s.
"Zëvendëspresidenti i UEFA-s dhe njëherësh shefi i futbollit shqiptar, Armando Duka, na nderoi me vizitën e tij te fanclub-i i Dardanëve në shoqërinë e presidentit të FFK-së, Agim Ademi. Është vërtetë kënaqësi të shohësh kur shqiptarët bëjnë progres kaq të madh në institucione ndërkombëtare dhe kjo sërish nuk i pengon të mbeten të përulur dhe në shërbim të përmirësimit të futbollit duke i harmonizuar veprimet me njëri-tjetrin. Kjo fotografi është imazhi më i mirë i një bashkimi modern mes shqiptarëve që angazhohen e punojnë për të mirën e përbashkët pavarësisht çfare thonë gojët e liga”, ka shkruar Berisha në Facebook.























