Conference League, fitojnë Aston Villa, Fiorentina dhe Eintracht Frankfurt
Uran Krasniqi / RTKLive
Aston Villa, Fiorentina dhe Eintracht Frankfurt kanë arritur fitore të thella në xhiron e tretë të fazës grupore në Conference League.
Skuadra e njohur angeleze me golat e Bailey (13'), Tielemans (23'), Watkins (51') dhe McGinn (56') ka mposhtur 4-1 skuadrën holandeze të Az Alkmaar. Golin e vetëm për holandezët e ka shënuar Sadiq (65').
Fiorentina ka triumfuar me rezultat 6-0 kundër Cukaricki. Beltran (6', 10'), Ikone (29'), Sottil (65'), Martinez (73') dhe Lopez (83') kanë realizuar për italianët.
Fitore me po të njëjtin rezultat ka realizuar edhe Eintracht Frankfurt ndaj HJK.
Ebimbe (12', 89'), Koch (27'), Marmoush (31') Tura (45+3') dhe Skhiri (55') i kanë dhënë fitoren skuadrës gjermane.
Në Grupin C ku bën pjesë Ballkani, Viktoria Plzen me golin e Chory ka fituar kundër Dinamo Zagrebit në Zagreb dhe tashmë e ka përforcuar kryesimin e tabelës me nëntë pikë.























