Europa League, triumfojnë Roma, Bayer Leverkusen dhe Liverpool
Uran Krasniqi / RTKLive
Roma, Bayer Leverkusen dhe Liverpool kanë triumfuar në xhiron e tretë të fazës grupore në Europa League. Por "sharra u ka hasur në gozhdë" skuadrave gjithashtu të mëdha si West Ham, Sporting CP e Ajax.
Roma me golat e Bove (1') dhe Lukaku (17') ka realizuar fitore kundër Slavia Prague me rezultat 2-0.
Bayer Leverkusen me golat e Wirtz (5') Grimaldo (29'), Boniface (35'), Grimaldo (54') dhe Tapsoba (57') ka fituar kundër Qarabag me rezultat 51, ku golin e vetëm për azerbajxhanasit e ka realizuar Bayramov (16').
Me golat e Jota (9'), Endo (31'), Nunez (34'), Gravenberch (65') dhe Salah (90+3'), Liverpool ka mposhtur po 5-1 skuadrën franceze të Toulouse, për të cilët golin e vetëm e ka shënuar Dallinga në minutën e gjashtëmbëdhjetë.
Ndërsa West Ham është mposhtur në Greqi nga Olympiacos, Ajax nga Brighton&Hove Albion dhe Sporting CP ka barazuar me Rakow.























