Erik ten Hag: Manchester United po shkon në drejtimin e duhur
BKT
Sport

Erik ten Hag: Manchester United po shkon në drejtimin e duhur

Uran Krasniqi/RTKLive

Manchester United po shkon në drejtimin e duhur, ka thënë trajneri Erik ten Hag të premten para derbit të së dielës në Premier League kundër Manchester City.

Kjo deklaratë vjen pasi skuadra e Ten Hag ka fituar tri ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Trajneri holandez është shfaqur optimist para ndeshjes me fituesin e trefishtë nga edicioni i kaluar.

"Ne jemi kthyer atje ku donim të ishim. United është një ekip i vështirë për t'u mposhtur, skuadra po gjen mënyra për të fituar. Kështu që ne po shkojmë në drejtimin e duhur," u ka thënë Ten Hag gazetarëve.

Arsenali është i teti në renditjen e Premier League,  tetë pikë prapa liderit Tottenham që kryeson renditjen tabelare.