Xavi beson se Lewandowski do të jetë në fushë kundër Real Madrid
Uran Krasniqi/RTKLive
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez është optimist se Robert Lewandowski do t`ia dalë të paraqitet në "El Clasico" të shtunën, kur skuadra katalanase ndeshet me rivalin kryesor, Real Madrid.
Skuadra është përballur me probleme serioze në javët e fundit me deri në shtatë lojtarë jashtë, por Xavi është dukur i lehtësuar të premten pasi Lewandowski, Frenkie de Jong, Jules Kounde, Raphinha dhe Pedri morën pjesë në stërvitjen e Barcelonës para ndeshjes së madhe.
“Nuk mund ta zbuloj formacionin tani, por Lewandowski është mirë dhe unë do ta marr vendimin tim nesër”, ka thënë Xavi në një konferencë për shtyp.
Aktualisht Real Madrid Real kryeson renditjen e La Ligas, pastaj vijnë fillimisht Girona, e cila duket të jetë një surprizë e këtij edicioni dhe në vendin e tretë Barcelona.























