Bellingham nuk e lejon fitoren e Barcelonës
BKT
Sport

Bellingham nuk e lejon fitoren e Barcelonës

Uran Krasniqi/RTKLive

Jude Bellingham nuk e ka lejuar Barcelonën që t`i gëzohet fitores nga Real Madrid. 

Ka qenë minuta e gjashtëdhjetë e tetë kur fillimisht anglezi me një gjuajte të fortë prej jashtë zone e ka mposhtur portierin Marc-Andre ter Stegen për ta barazuar rezultatin e në kohën shtesë e ka shënuar edhe një gol tjetër për t'ia siguruar fitoren skuadrës së drejtuar nga Carlo Ancelotti. 
Në "Estadio Olimpico Lluis Companys" ndeshja është mbyllur me rezultat 1-2. 
Katalanasit kanë shënuar qysh në gjashtë me Gundogan pas një gabimi nga mbrojtja madrilene. 

Pas kvsaj fitore, Real Madrid gjendet në vendin e dytë në La Liga, një pikë më shumë se sa Barcelona. Në pozitën e parë është befasia e edicionit, Girona.