Arsenal me fitore të thellë kundër Sheffield United
BKT
Sport

Arsenal me fitore të thellë kundër Sheffield United

Uran Krasniqi/RTKLive

Eddie Nketiah ka ndihmuar Arsenalin që me një një "hat trick" të fitojë tehllë kundër Sheffield United. 

Rezultati për skuadrën e trajnerit Mikel Arteta në ndeshjen e zhvilluar në "Emirates Stadium" ka qenë 5-0. 

Pos anglezit me rrënjë ganeze, për "Topçinjtë" kanë realizuar edhe Vieira dhe Tomiyasu.

Fitorja e sotme bën që Arsenal të ngjitet në vendin e dytë në renditjen e Premier League, dy pikë prapa rivalëve të Londrës së Veriut, Tottenham Hotspur.