Netanyahu e “kaloi vijën e kuqe”, thotë lideri i opozitës izraelite
BKT
Rajoni dhe Bota

Netanyahu e “kaloi vijën e kuqe”, thotë lideri i opozitës izraelite

Sh.Ç /RTKlive

Udhëheqësi i opozitës izraelite, Yair Lapid, ka kritikuar Benyamin Netanyahun, duke thënë se kryeministri “kaloi vijën e kuqe” pasi fajësoi institucionet e sigurisë së vendit për dështimet që çuan në sulmin e 7 tetorit.

“Ndërsa ushtarët dhe komandantët e IDF po luftojnë me trimëri kundër Hamasit dhe Hezbollahut, ai po përpiqet t’i fajësojë ata në vend që t’i mbështesë”, ka thënë Lapid, duke shkruar në X.

Sipas tij, përpjekjet për t’iu shmangur përgjegjësisë dhe për t’ia vënë fajin institucionit të sigurisë dobësojnë IDF-në. Ai ka deklaruar se Netanyahu duhet të kërkojë falje për fjalët e tij.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota